Ekomuzeumi

Një muze pa mure……

Termi “ekomuzeum” u prezantua në muzeologjinë e viteve 1971 nga Hughes de Varine për të përshkruar një degë të re të muzeve që po shfaqeshin nëpër botë, bile me një frekuencë gjithmonë e më të madhe. Ky nuk është gjë tjetër veçse një lloj i muzeut që menaxhohet nga komunitetet lokale dhe ka për qëllim të shfaqë dhe të mbrojë elemente të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të një zone.

Edhe pse një ekomuzeum ruan të gjitha tiparet e një muzeu të rregullt, ai nuk është i vendosur në ndonjë ndërtesë dhe as nuk shfaq ekspozime të rastit. Përkundrazi, ai tregon elementë të zgjedhura nga zona të marra nga vendondodhje reale. Ai përfshin brenda tij nga ndërtesat historike dhe vendet e prodhimit deri tek monumentet natyrore si dhe dëshmitarë konkret nga popullsia lokale. Këto elemente të përzgjedhura nxjerrin në pah një temë të veçantë dhe sintetizojnë pjesë të identitetit të një zonë.

Vizitori i një Ekomuzeumi, bazuar në një tregim përrallë të strukturuar mbi një temë të veçantë, mund të endet lirisht dhe të zbulojnë për veten e për identitetin kulturor dhe mjedisor të një vendi. Në Ekomuzeumin e lumit Vjosa / Aoos, ne kemi zgjedhur katër rrugë tematike, dy në Greqi dhe dy në Shqipëri. Në mbarë botën ka mbi 600 ekomuzeume që mbështeten e ndërtohen mbi një shumëllojshmëri temash.

Ekomuzeumet kanë ndihmuar në ruajtjen dhe interpretimin e identitetit kulturor, në mirëmbajtjen dhe mbështetjen e  profesioneve tradicionale, dokumentimin dhe kalimin në kujtesën historike, ringjalljen e ngjarjeve lokale dhe ndërgjegjësimin për dhe mbrojtjen e mjedisit natyror.

Një karakteristikë thelbësore e të gjitha ekomuzeumeve është se ata i adresohen komuniteteve lokale drejtpërdrejt dhe menaxhohen nga ata. Kjo do të thotë se suksesi i një ekomuzeumi varet nga shkalla në të cilën popullata lokale është e përfshirë në hartimin e tij, përzgjedhjen e fokusit të tij si dhe zbatimit. Duke kombinuar të kaluarën, të  tashmen dhe të ardhmen dhe duke përforcuar bashkëveprimin e komunitetit me mjedisin dhe kulturën e tij, ekomuzeumet mund të nxisin iniciativa dhe aktivitete të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal.

Ka shembuj të shumtë të ekomuzeumeve të cilët kanë udhëhequr me sukses rigjenerimin ekonomik të zonave rurale të mëdha ose të shpopulluara duke krijuar ringjalljen e strukturave të prodhimit, mbështetjen e profesioneve tradicionale dhe/ose prodhuesve vendorë dhe artistët, duke ndihmuar në thithjen dhe përshtatjen e metodave alternative të turizmit.

Ekomuzeumi i lumit Vjosa / Aoos u krijua nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe organizatat lokale, shkencëtarët dhe banorët e thjeshtë. Vizitorët e saj mund të zbulojnë aspekte të njohura dhe të panjohura të zonës nëpërmjet katër rrugëve tematike të cilat mund ti gjeni në Guiden e Ekomuzeumit (shih më poshtë), në faqen e internetit ose turin virtual.

Zgjeroje

Guida e Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aoos

Shkarkoje vetëm me një klikim!

Guida e Ekomuzeumit zbulon aspektet më shumë apo më pak të njohura të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës ndërkufitare që mbulohet nga Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos. Boshti i tij qëndror që drejtoi përzgjedhjen dhe krijimin e rrugëve tematike, është një përrallë popullore bashkëkohore e bazuar në mitet dhe legjendat lokale si dhe e frymëzuar nga njerëzit që jetojnë në zonë. Guida kërkon të ndihmojë vizitorët të gjejnë rrugën e tyre rreth zonës me anë të katër rrugëve tematike të cilat janë të shoqëruara me fotografi, vizatime dhe harta. Shkrimtarët në të dy anët e kufirit kanë punuar mbi këto rrugë tematike dhe pjesët e ndryshme të tyre. Megjithatë, burimi kryesor i frymëzimit për krijimin e Ekomuzeumit, mbeten njerëzit e këtij vendi që ofruan njohuritë dhe ndihmensën e tyre të çmuar dhe që mbajtën dhe vazhdojnë të mbajnë traditën dhe historinë përmes kreativitetit dhe veprës së tyre.

Zgjeroje