Rrjeti

Menaxherët e Ekomuzeumit!

Pas përfundimit të projektit në Shkurt 2014, kujdesi i ekomuzeumit do të kalojë në duart e "Rrjetit ndërkufitar të ekomuzeumit Vjosa / Aoos” i cili do të jetë përgjegjës për drejtimin, menaxhimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekomuzeumit. Ky rrjet përbëhet kryesisht nga përfaqësues të komunitetit lokal si edhe organizata të tjera dhe individë me interes të provuar në promovimin e objektivave të tij. Objektivat e rrjetit jane:

  • Promovimi dhe ruajtja e vlerave të zonës Vjosa / Aoos duke forcuar marrëdhënien harmonike mbi natyrën dhe kulturën, përmes pjesëmarrjes aktive të publikut dhe respektimin e nevojave dhe aspiratave të popullates lokale;

  •  Interpretimi dhe prezantimi në një mënyrë gjithëpërfshirëse të kujtesës historike, kulturës materiale dhe jomateriale, zakonet dhe traditat, produktet vendore si dhe zhvillimi diakronik i peisazhit të zonës së Vjosës; 
  • Të mbështesi zhvillimin e qëndrueshëm të zonës;
  • Zhvillimi i mëtejshem i Ekomuzeumit Vjosa / Aoos; dhe
  •  Bashkëpunimi dhe sinergjia me ekomuzeumet dhe institucione të tjera në mënyrë që të promovojnë idenë e ekomuzeumit. 
Që nga Janari 2014 të gjithë anëtarët e Rrjetit nënshkruan një Memorandumin Mirëkuptimi i cili përcakton mënyren e menaxhimit dhe strukturat e drejtimit.

Zgjeroje

Konferenca e Ekomuzeumit

Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit

Më 26 janar 2014, në Konicë, Greqi, anëtarët e rrjetit firmosën zyrtarisht Memorandumin e Mirëkuptimit. Ky ishte një moment i gëzueshëm për Ekomuzeumin pasi menaxhimi i tij kaloi në duart e një rrjeti ndërkufitare të aktorëve të interesuara të të dy vendeve. Rrjeti nuk është i kufizuar dhe ka parashikuar edhe proçedura për të mirëpritur anëtarë të rinj brenda tij.

Memorandumi i Mirëkuptimit

Shkarko versionin zyrtar!

Ky Memorandum Mirëkuptimi (MM) nënvizon objektivat dhe aktivitetet menaxhuese të Rrjetit të Punës së Ekomuzeumit Vjosa / Aoos. Ai bën të qartë mënyrën e komunikimit, ndarjen e informacionit, proçesin e konsultimit, strukturat drejtuese të Rrjetit të Punës dhe burimet e autoritetit.  Ky MM nuk është një dokument ligjor.

Memorandumi i Mirëkuptimit