Projekti

Lindja e Ekomuzeumit.....

Projekti Ekomuzeumi i Lumit Vjosa / Aoos është financuar nga Bashkimi Europian dhe fonde kombëtare, si pjesë e Programit IPA Ndërkufitar Greko-Shqiptar 2007-2013. Projekti u zbatua nga Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Antropologjin (Med-INA), Pindos Perivalloniki – OJQ Mjedisore Pindos, Instituti i Ruajtjes së Natyrës të Shqipërisë (INCA), dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Përmet.

Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Antropologjin (Med-INA), është me qendër në Athinë dhe ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e integruar të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Pindi Perivalloniki, me qendër në Janinë, është aktive në zonën e përgjithshme të Pindit dhe punon në drejtim kërkimeve, menaxhimit dhe ruajtjes së mjediseve natyrore dhe atyre të krijuara nga njeriu. 

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri është me qëndër në Tiranë dhe është një organizatë mjedisore që punon për ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit në Shqipëri si dhe në vendet e tjera fqinje. Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Përmet është një institucion publik përgjegjës për ruajtjen dhe menaxhimin e pasurisë pyjore të zonës së Përmetit.

Ngritja e Ekomuzeumit zgjati 2 vjet, nga Marsi i vitit 2012 deri në Shkurt 2014. Në të ardhmen, ne shpresojmë që projekti do të ketë ndikim pozitiv në aspektin socio - kulturor, ekonomik dhe mjedisor në këtë rajon kufitar dhe se ky bashkëpunim do të përmirësojë komunikimin midis popujve të të dy rajoneve dhe do të kontribuojë në përgjithësi në zhvillimin e bashkëpunimeve të reja në të ardhmen.

Zgjeroje

Partnerët dhe projekti

.....në foto