Prapa

Uji & Kultura

Sharrat e ujit, Kultura shpirtërore e Fuqisë së Ujit dhe Dhitë e Egra të Pindit

Lumi ka qenë gjithmonë një rrugë e rëndësishme ujore, që ka bashkuar qytetërimet në shekuj, duke lehtësuar komunikimin dhe duke i dhënë jetë të gjitha gjallesave përreth tij. Kjo zonë, e mbuluar nga ekosisteme  të rëndësishme dhe vlera unike gjeologjike siguron habitat për një sërë llojesh endemike, specie të rralla dhe të mbrojtura të florës dhe faunës.  Ne fakt pjesë e kësaj zone eshte edhe Parku Kombëtar i Pindosit Verior, një nga parqet tokësorë më të mëdhenj e të rëndësishëm në Greqi.
 
Duket se ky lumë me tributarët e tij (përrenj) që ndërpresin Gjean e Pafundme, është i dashur nga shumëkush. Prandaj vendet përreth janë banuar që nga lashtësia. Pyjet e dendura, kullotat e gjelbërta në fusha dhe në rrafshnalta, uji që rrjedh me bollëk dhe bio-diversiteti e kanë bërë këtë truall tërheqës për shumë njerëz, përgjatë mijëvjeçarëve, kulturat e të cilëve u zhvilluan në harmoni me mjedisin. Sot mund të gjejmë gjurmë të gjahtarëve parahistorikë, të kulturës Mollose, mbetje të veprimtarive të komuniteteve në kohët Romake dhe Bizantine, të viteve të sundimit Otoman dhe ngulimet e kohës moderne. Fshatrat e gurtë, urat me harqe, mullinj uji, çezma, burime dhe shatërvane, dialekte lokale dhe tradita muzikore, bashkohen në kohë dhe hapësirë, për të formuar një tokë unike.
 
Kjo rrugë tematike ndahet në tre seksione/nëntematike që ilustrojnë këtë marrëdhënie mes njeriut dhe lumit dhe rëndësinë e tij në bazën prodhuese të zonës, në rolin që ai luan në folklor e në tradita dhe natyrisht në biodiversitetin e zonës.
Seksioni i parë do ju udheheqi ju drejt mullinjve të drithit, te vaskat e larjes dhe makinat për rrahjen e leshit dhe sigurisht edhe te sharrat me ujë.

Këto teknologji sjellin në mendje kohë të largëta dhe proceset e prodhimit me të cilat kryheshin punët, në shoqërinë tradicionale para-historike. Të ndërtuara prej guri apo druri, këto makineri - shembuj autentikë të gjenisë dhe mundësive njerëzore - shndërruan energjinë kinetike dhe dinamike të ujit të lumit, në burim energjie, për të vënë në lëvizje mekanizma për të prerë dru e bluar drithëra. Në zonen e Ecomuzeumit, mund të vizitoni Muzeun e fuqisë së ujit dhe të shihni një numër mekanizmash tradicionalë të përdorimit të fuqisë së ujit.  Një vëmëndje e vecantë i është kushtuar sharrave të ujit në luginën e Aoos që janë konsideruar si mekanizmat me komplekese mes tyre.
 
Kultura shpirterore e ujit, seksioni i dytë, analizon elementet metafizike të zonës, si një udhëtim në këmbë  ai mund t’ ju coj drejt  dy liqeneve  te Dragoit në Tymfi dhe Smolikas, rrugës për atje ju mund të ndaloni pranë burimit te Zanës  apo dhe burimit të  njohur për zbutjen e dhimbjeve të  zemrës. Elementët metafizik, të lidhura pazgjidhshmërisht me folklorin dhe traditat, i japin kuptim mjedisit natyror shpesh të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm të zonës, vendeve larg nga vendbanimet e njerëzve, ku jetonin demonët si dhe liqeneve, burimeve dhe shpellave ku jetonin dragonjë e fantazma.
 
Pjesa e tretë është e frymëzuar nga biodiversitetit i zonës dhe në veçanti dhia e egër e Pindit. Një specie kjo e kërcënuar, simboli i maleve te larta të Greqisë, ato gjenden kryesisht në rrëpira dhe zonat të paarritshme të Pindit Verior.  Në fakt, ky është një nga vendet e pakta të mbetura ku ende mund të shohësh këtë specie në mjedisin e saj natyror.

Libri i guidës së Ekomuzeumit i cili mund të shkarkohet lehtësisht  jepë më shumë informacion me detaje mbi këtë rrugë tematike dhe pikat e saj të interesit. Ju gjithashtu mund ta shijoni më nga afër këtë rrugë përmes turit virtual.

Zgjeroje

Statistika

2 sharra uji
2 Liqene dragonjsh
4 male
400 dhi të egra
×