Prapa

Uji & Toka

Toka e Begatë, Ujërat Termale dhe Përdorimet e Ujit

Lumi i Vjosës ështe një nga pesë lumenjtë kryesor të Shqiperisë, i dyti për nga gjatësia pas lumit Drin dhe ka pesë degë kryesore që janë: Dishnica, Lemnica, Langarica, Çarshova dhe Sarandaporos në kufi me Greqinë. Burimet ujore të lumit kanë qenë gjithmonë baza e prodhimeve bujqësore të luginës, por gjithahshtu edhe një vend i përshtatshëm për të kaluar kohën e lirë, duke ofruar veçanërisht në pjesën e sipërme të Luginës, zona të përshtatshme për peshkim sportiv dhe rekreativitet. Në pjesën Shqiptare, Vjosa rrjedh lirshëm e pandërprerë nga ndërhyrjet njerëzore si diga apo ndërtime të tjera gjatë gjithë rrjedhës (një nga lumenjtë e paktë në Europë) si i tillë ai ofron një ekosistem lumor me një diversitet të lartë habitatesh dhe speciesh të tilla si vidra europiane Lutra Lutra, një specie e rrezikuar globalisht që ka qenë prioritet mbrojtjeje në shumë konventa ndërkombëtare. Megjithatë gjatë vitit 2011, qeveria e Shqipërisë aprovoi ndërtimin e dy hidrocentraleve në Lumin e Vjosës; impaktet mjedisore, sociale dhe ekonomike të këtyre vendimeve ende duhet të analizohen.

Kjo rrugë tematike është e ndarë në tre seksione që reflektojnë vlerat natyrore të lumit dhe shërbimet që ai ofron për komunitetin lokal. Toka e begatë është produkti i tokave pjellore të zonës, kjo ka bërë që kjo zonë të ketë qenë dhe të vazhdojë të jetë tokë kryesisht bujqësore. Të gjitha llojet e kulturave kane qenë dhe janë duke u kultivuar e prodhuar të tila si variatete të rrushit, grurit, misrit dhe perimeve, si dhe mbarështimi i kafshëve blegtorale, sidomos dele dhe dhi. Një pjesë e madhe e produkteve bujqësore përpunohet në nivel lokal, në baxho të vogla, fabrika apo punishte të zonës. Produktet tradicionale të zonës kanë krijuar një reputacion të veçantë në të gjithë Shqipërinë për shkak të vetë cilësisë së lartë që ato kanë.  

Midis tyre nuk mund të lëmë pa përmendur  “glikonë” (që bëhen me: arrë, kumbull, kajsi), verën, rakinë si dhe djathin e bardhë të dhisë apo djathin kaçkavall.  

Burimet termale do t’ju çojne te Banjat e famshme të Bënjës, të njohura që nga lashtësia për shkak të vetive të tyre terapeutike dhe në këtë mënyrë, një objekt i miteve të ndryshme dhe tregime, mbi fuqinë e tyre magjike. Ato janë të vendosura 14 km jashtë qytetit të Përmetit. Rrjedhin lirisht në të dy brigjet e lumit për gati 1 km, nga ura e Katiut deri te kanioni i Langaricës, ujërat termale të ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për relaksim dhe revitalizimin në një mjedis të veçantë natyror. Natyra është vërtet e mrekullueshme duke ofruar për vizitorët një kënaqesi piktoreske me shpellat, kanionet, barin, pemët e shkurret aromatike si dhe ujërat termale që rrjedhin me një erë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga thellësitë e shkëmbenjve poshtë kanionit të Langaricës.

Përdorimi i Ujit  do t’u japë një pamje të infrastrukturës se larmishme e cila përfshin një rrjet të gjerë të ujitjes si dhe kanalet e kullimit. Ka 11 rezervuare, të përdorura për të mbledhur ujin për ujitje, si dhe 9 stacione pompimi në lumin Vjosë. Që nga viti 1990, sistemi i ujitjes është dëmtuar seriozisht dhe një pjesë e rëndësishme e sistemit nuk është më funksional. Burimet ujore të luginës së Vjosës gjithashtu ofrojnë potencial të rëndësishëm për të rritur prodhimin e energjisë në zonë. Për këtë arsye në këtë zonë parashikohet ndërtimi i 6 centaleve të vogla hidro-elektrike. Një prej tyre është hidrocentrali i Langaricës. Hidrocentrali i Langaricës do të ndërtohet në pjesën e poshtme të basenit të Langaricës me vendodhje kodrinore-malore, në zonën e Kanionit të Langarices në lartësinë 410 m mbi nivelin e detit, rreth 7 km nga lumi i Vjosës.

Zgjeroje

Statistika

2 bashki, 4 komuna
5 tributarë
5190 ha tokë nën ujë
24-30°C Burime termale
×