Prapa

Lëvizjet & Rrugët

Rrugët e Ndërtuesve dhe Artistëve, Rrugët e Barinjëve, Rrugët e Reja dhe të Vjetra

Komunitetet e zhvilluara gjatë shekujve në këtë peisazh të mbyllur malor kanë evoluar një sistem të përpunimit të rrugëve që të mundësojnë komunikimin mes fshatrave të rajonit, por edhe me qëndrat urbane të afërta. Duke shkuar në këmbë ose me kafshë, rruga zgjaste disa orë ose ditë dhe është përcaktuar kryesisht nga moti dhe sezoni; në dimër shtigjet mbulohen me dëborë dhe fshatrat izolohen. Ergonomia e këtij rrjeti dëshmohet nga minimizimi i kohës së udhëtimit dhe të reduktimit të rrezikut nga sulmet e mundshme nga kafshë të egra apo rrëshqitje të tokës, po ashtu edhe përfitimin maximal të terrenit dhe të hapësirës në numrin më të vogël të mundshëm të shtigjeve për të shërbyer sa me gjerë në të gjitha fshatrat. Pra, me një njohuri të thellë të vendit të tyre, të mjedisit, kufizimet dhe mundësitë, komunitetet rreth Vjosës zhvilluan kulturën e transportit dhe lëvizjes dhe komunikimit mes tyre.
Duke udhëtuar nëpër këto rrugë e shtigjet e zonës, që nga majat më të larta deri në kalimet e lumit, përgjatë fushave dhe midis pyjeve, nëpër fshatra guri dhe shkallët e shtruara, takoheshin turma artizanësh, mullixhinjsh, tregtarë dhe barinjsh. Transportonin veprat dhe mallin e tyre, bagëtitë dhe jetën e tyre, idetë dhe traditat e tyre. Pushonin nëpër hanet e zonës, në këto oda të vogla bashkë me stalla për bagëtitë, dhe këmbenin përvojat, tregimet dhe kujtime nga udhëtimet e tyre.

Pa asnjë dyshim, kjo zonë në masë të madhe, i dedikon statusin e saj aktual, këtyre shtigjeve dhe kalldrëmeve që lejuan qindra njerëz të shkundnin prapambetjen  e shkaktuar nga izolimi.

Tre seksionet e kësaj rruge tematike reflektojnë pikërisht këtë kultur komunikimi që lidh zonat përreth lumit Aoos me të gjithë botën dhe sjell zhvillim ekonomik dhe prosperitet.  Përgjatë brigjeve të lumit Saradaporos në Mastorohoria (fshatrat mjeshtrave të ndërtimit), ju mund të ndiqni rrugën e ndërtuesve dhe artistëve. Krijimet e tyre, gjenden në të gjithë globin, përmes një kombinimi të përkryer të elementëve praktik dhe estetik puna e tyre  dëshmon për njohuritë e tyre të thella të materialeve që përdornin.
 Rrugë e barinjëve do t’ju cojnë nëpër shtigjet e maleve dhe livadhet alpine të Pindosit. Sa here, qindra kope me barijtë e tyre, me kuajt, gomerët dhe çdogjësend tjetër, me krenari shkelin nëpër këto rruge duke i bërë rrugët e tyre nga kullotat verore deri në kullotat dimërore.  Këta njerëz kanë qenë jo vetëm ndërmjetësit e kulturës së maleve, transportuesit e mallrave apo ideve, por ata përforcuan dhe mjedisin vetë përmes një menaxhimi të mencur dhe angazhimit në aktivitete të tjera ekonomike të rëndësishme si prodhimi djathit apo  aktiviteti i endjes.  
Rrugët e reja dhe të vjetra do ju ndihmojnë të zbuloni infratrukturën që njerëzit ndërtuan për të anashkaluar pengesat e natyrës: rrugë qerresh dhe shtigjesh, duke çarë shpatet e maleve, rrugët me kalldrëm, me tarraca, me ura dhe shkallë prej guri. Ne ditët e sotme këto rrugë përdoren më së shumti nga eskursionistët dhe alpinistët të cilët janë në kërkim të aventurës në gjurmët e të parëve

 Libri i guides se Ekomuzeumit  jep më shumë detaje informuese mbi këtë rrugë dhe pikat e saj të interesitt.  Ju gjithashtu mund ta shijoni më nga afër këtë rrugë përmes turit virtual.

Zgjeroje

Statistika

26 fshatra zanatçinnjsh
2 muzeume
2497m lartësi
31 shtigje
×