Prapa

Frytet e Natyrës

Dhuratat e Pyllit, Natyra si Burim Frymëzimi dhe Muzika

Duke hyrë në Shqipëri nga Greqia, lumi Vjosë krijon një luginë mbresëlënëse. Syri i lirë i një vizitori befasohet nga panorama e imazheve që ndjekin njëra tjetrën në menyrë harmonike mbi një peisazh të vetëm, duke nisur nga ujit i qetë i lumit dhe fushat e gjëra të kultivuara në brigjet e tij, e deri te kodrat e pyllëzuara që qëndrojnë më lart në të dy anët e luginës. Formacionet monumentale natyrore mbi kodrat, fshatrat piktoreske varur mes shkëmbinjeve, urat dhe rrugët e gurit, e plotësojnë edhe më shumë imazhin e zonës. Rruga i refereohet veçanërisht tre nëntematikave apo  seksioneve.

Dhuratat e Pyllit eksploron florën dhe faunën e zonës. Kur kaloni në luginën e Vjosës ju do të shihni se 2/5 e sipërfaqes së përgjithshme është e mbuluar me pyje shumica e të cilave është trashëguar përpara Luftës së Dytë Botërore. Pyjet me dushk, ah, bredh dhe pishë janë ekosistemet më të gjëra pyjore. Dominuese e zonës është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, një zonë e mbrojtur me rreth 34361.1 ha, e cila është e njohur për praninë e bredhit të kuqërremtë, i njohur si bredhi Maqedonas (Abies borissi Regis), një specie mjaft e rrallë mesdhetare. Ajo është e njohur edhe për pasurinë e saj të bimeve mjeksore, mbi 120 lloje, përdorimi i të cilave është një traditë shekullore e praktikuar nga vendasit. Fauna lokale është gjithashtu mjaft e larmishme me arinjtë ngjyrë kafe, derri i egër, dhi e egër, dreri kaproll dhe të tjerë.

Natyra si një burim frymëzimi eksploron mënyrën në të cilën pasuria natyrore ka ndikuar në kulturën lokale, artet dhe aktivitetet prodhuese. Vendasit kanë treguar gjithmonë respekt të thellë për elementet e natyrës, siç mund të shihet përmes numrit të legjendave dhe miteve që lidhen me burimet, gurë, pemët e shenjta dhe vende specifike të zonës. Tradita e përpunimit të drurit është e rrënjosur thellë në mënyrën e jetesës së banorëve po kështu lidhja e tyre e pazgjidhshme me mjedisin natyror, siç është Masoneria dhe përdorimi i gurit për ndërtime, krijon  ngjashmëri me ato që mund të gjenden në veri të Greqisë.

Muzika, nëntematika e fundit e kësaj rruge tematike, ka të bëjë me muzikën popullore Përmetare e cila është pjesë e iso-polifonisë shqiptare, një zhanër muzikor që është edhe fenomeni themelor muzikor i Shqipërisë së Jugut, që është çertifikuar nga UNESCO si pjesë e  “Listës përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të paprekshme të njerëzimit”. Kjo shprehje autentike e identitetit unik kulturor të rajonit malor të Përmetit, ka rrënjët e saj në kohët bizantine, sundimi i saj nuk qëndron vetëm në përbërjen muzikore, por edhe në natyrën epike të këngëve shoqëruese.

Zgjeroje

Statistika

34361.1 ha park kombëtar
40% mbulohet nga pyje
120 bimë medicinale
7460 ha tokë bujqësore
×