Prapa

Rrugët Tematike

Zgjidh rrugën që të intereson dhe nis eksplorimin…

Për të zbuluar Ekomuzeumin e lumit Vjosa/Aoos ju duhet të zgjidhni rrugën tematike që ju intereson, dy nga rrugët janë në Shqipëri dhe dy në Greqi. Rrugët janë të ndara më tej në seksione të cilat janë ndërtuar sipas pikave të interesit dhe të shpërndara përreth zonës së Ekomuzeumit.

Imagjinoini rrugët tematike si skenarin e një loje dhe seksionet si aktivitete të lojës, apo si fraksione të vogla plotësuese të skenarit.  Pikat e interesit që përbëjnë çdo seksion, paraqesin  skenarin dhe mund të jetë çdo gjë duke filluar nga ndërtesat historike, monumentet natyrore dhe pse jo edhe tregime të mbledhura nga banorët e zonës.

Rrugët tematike janë zgjedhur përmes hulumtimeve të gjëra në terren dhe në bibliografinë ekzituese për zonën, si dhe nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me institucionet lokale, shkencëtarët dhe banorët e thjeshtë të zonës. Ata janë përzgjedhur për shkak se ata pasqyrojnë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendit.

Pikat kryesore të informacionit për Ekomuzeumin janë Vovousa në Greqi dhe Përmeti në Shqipëri. Atje, vizitorët do të jenë në gjendje të gjejnë libra udhëzues, të marrin informacion dhe të vizitojne turin virtual me një prekje. Në Greqi informacioni dhe guidat gjithashtu do të jenë në dispozicion të të interesuarëve në qëndrat e Informacionit të Parkut Kombëtar të Pindit Verior në fshatrat Aspraggeloi, Metsovo, Kleidonia dhe Papiggo. Në Përmet, ato do t’i gjeni në Qendrën Multifunksionale të Bashkisë Përmet, e cila gjëndet në qendër të qytetit.

Vizitorët mund të ndjekin pikat e interesit të rrugëve tematike sipas një rradhe që ata vetë dëshirojnë. Pra, në bazë të rrugës e cila e frymëzon më tepër si dhe vendndodhjes fizike, ata mund të planifikojnë vizitën e tyre në sa më shumë pika interesi që ata dëshirojnë. Ata mund ta shëtisin zonën me ndihmën e guides ose nëpërmjet faqes së internetit e cila është lehtësisht e përdorshme me të gjitha elementet e nevojshëm si dhe ofron harta për secilën nga rrugët tematike. Libri i guidës është gjithashtu në dispozicion për shkarkim.

Zgjeroje

Statistika

3540 km²
2 Shtete
3 Bashki
3 lumenj kryesor