Ekomuzeumi i Lumit Vjosa / Aoos

Mirësevini

Nga burimet e saj në malet e Pindit Verior në Greqi, lumi Vjosa / Aoos hyn në Shqipëri dhe shkarkon në detin Adriatik. Përgjatë rrugëve të saj gjarpëruese ajo krijon peizazhe të një bukurie natyrore spektakolare dhe ndër shekuj ka formuar jetën dhe traditat e popullsisë që jetojnë përreth basenit të saj.
Greqia dhe Shqipëria, dy vendet që përshkohen nga lumi Vjosa / Aoos, kanë bashkuar duart për të krijuar këtë Ecomuzeum Lumi, një muze interaktiv që tregon në vend trashëgiminë natyrore dhe kulturore si dhe identitetin e kësaj zone ndërkufitare. Një muze pa mure që tregon historinë e bashkëveprimit mes njerëzve dhe mjedisit përreth, dhe si ajo është zhvilluar gjatë shekujve.

Qëllimi kryesor i këtij Ekomuzeumi është të kombinojë të shkuarën dhe të tashmen duke siguruar në të njëjtën kohë një rrugë drejt një të ardhme të qëndrueshme për këtë zonë, një e ardhme ku bashkë-ekzistenca e balancuar e natyrës dhe kulturës do të kontribuojë pozitivisht në jetesën e popullatës lokale.

Ekomuzeumi u krijua përmes kërkimit dhe kontakteve të gjera me shoqatat lokale, shkencëtarët, akademikët dhe qytetarët e zakonshëm të zonës. Ai shpaloset mbi katër rrugë tematike, dy nga të cilat janë në Greqi - Uji dhe kultura, Lëvizjet dhe Rrugët - dhe dy në Shqipëri - Frytet e Natyrës dhe Toka dhe Uji-. Duke zgjedhur një nga rrugët tematike, vizitorët i janë drejtuar një shtegu të zbulimit dhe eksplorimit të mrekullive natyrore, historisë, kulturës dhe mënyrës së jetës bashkëkohore të njerëzve që jetojnë rreth pellgut të lumit Vjosa / Aoos.

Në faqen e internetit ju do të gjeni informacion për zonën, por më e rëndësishmja është se ju do të gjeni informacion dhe harta në internet për të gjitha rrugët. Ju mund të shkarkoni guiden e Ekomuseumit apo të shëtisni zonën në distancë përmes turit tonë virtual.

Projekti "Ekomuzeumi i lumit Vjosa / Aoos, promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të pellgut të lumit Vjosa / Aoos (VAEcoM)" është nje iniciative e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet Kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë nën programin IPA ndërkufitar - "Greqi - Shqipëri 2007-2013".

Zgjeroje